Në portalin e-Albania janë hapur aplikimet për shfrytëzimin e hapësirave para ose në afërsi të plazheve për subjektet që disponojnë struktura akomoduese.
E drejta e aplikimit u takon bizneseve që kanë struktura akomoduese në vijën bregdetare ose në afërsi të hapësirës së plazhit. Për herë të parë, aplikimi shtrihet edhe për struktura shërbimi në plazhet përjashtuese.
Bizneset duhet të ndjekin këto hapa:
- Të identifikohen si biznes në portalin e-Albania
- Të zgjedhin shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”
- Të plotësojnë formularin elektronik
- Të përzgjedhin numrin identifikues të stacionit ose kodin e parcelës në hartën digjitale
- Të zgjedhin llojin e strukturës për të cilën aplikojnë
- Të ngarkojnë dokumentet e kërkuara
Subjektet do të njoftohen elektronikisht për rezultatin e aplikimit. Pas kualifikimit paraprak, duhet të paraqesin paketën e dokumenteve për fazën e dytë të procesit.