Përplasje Trump–Groenlandë për anijen spitalore, kryeministri reagim të ashpër

Propozimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar një anije spitalore në Groenlandë ka shkaktuar reagime të forta nga autoritetet vendase.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump njoftoi se po punonte me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, për të dërguar një anije spitalore në ishull, duke lënë të kuptohet se sistemi shëndetësor lokal nuk po trajtonte si duhet pacientët.

“Do të dërgojmë një anije të madhe spitalore në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po marrin kujdesin e duhur atje”, shkroi Trump.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, reagoi menjëherë duke theksuar se vendi ka një sistem shëndetësor publik ku trajtimi është falas për qytetarët.

“Ne kemi një sistem shëndetësor publik dhe universal. Nuk funksionon si në SHBA, ku duhet të paguash për trajtim”, deklaroi Nielsen.

Edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, reagoi në të njëjtën linjë, duke mbrojtur modelin evropian të shëndetësisë publike.

Debati vjen në një moment tensioni mes SHBA-së dhe Danimarkës, pas deklaratave të përsëritura të Trump për interesin ndaj Groenlandës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033