Mblidhet sot Këshilli i Mandateve për Ballukun, SPAK kërkon heqjen e imunitetit

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra. Megjithëse vendimi nuk është publikuar ende në Fletoren Zyrtare, procedura parlamentare vijon normalisht.

SPAK kërkon autorizim për heqjen e imunitetit, me qëllim që ndaj Ballukut të mund të kërkohet një masë shtrënguese që përfshin heqjen e lirisë.

Kërkesa shqyrtohet për herë të dytë, pasi në mbledhjen e parë avokati i ministres kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me materialin e dosjes. Deputetët e mazhorancës pranuan shtyrjen, ndërsa u prit edhe vendimi i Kushtetueses.

Këshilli i Mandateve ka rol këshillimor dhe orienton seancën plenare, e cila pritet të marrë vendimin përfundimtar më 5 mars.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033