Loftus-Cheek largohet me barelë pas përplasjeje me portierin e Parmës

Mesfushori anglez i Milanit, Ruben Loftus-Cheek, u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas nëntë minutash lojë në sfidën kundër Parmës, pas një përplasjeje të fortë me portierin Corvin.

Gjatë një ndërhyrjeje në zonë, portieri i Parmës e goditi aksidentalisht në fytyrë, duke i shkaktuar trauma të rënda. Sipas raportimeve, Loftus-Cheek theu disa dhëmbë dhe pësoi një prerje të thellë në fytyrë, por mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa lojtari u transportua me barelë duke mbajtur mbajtëse qafe, për të shmangur çdo rrezik shtesë. Ai u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme.

Përplasja u cilësua si e rastësishme, ndërsa në fushë vendin e tij e zuri Jashari.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033