Kandidati për president i Barcelonës synon Harry Kane si goditjen e madhe të merkatos

Xavier Vilajoana, kandidat në garën për presidencën e Barcelonës, ka zbuluar për ESPN se ka nisur kontakte për transferimin e Harry Kane, në rast se fiton zgjedhjet muajin e ardhshëm.

Sipas tij, prioriteti i projektit sportiv është përforcimi i repartit ofensiv me një sulmues qendre. “Ajo që na mungon është një sulmues qendre. Ka një emër konkret. Kemi bërë disa kontakte dhe mendoj se ai do të ishte një përshtatje e shkëlqyer për stilin tonë të lojës. Duke pritur situatën e tij kontraktuale te Bayern: është Harry Kane,” u shpreh Vilajoana.

Ai theksoi se sulmuesi anglez 32-vjeçar i përshtatet filozofisë së lojës së Barcelonës dhe sugjeroi se lojtari ka simpati për klubin katalanas.

Harry Kane ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2027 dhe, sipas raportimeve, ka pasur bisedime të vazhdueshme me drejtorin sportiv të klubit bavarez, Max Eberl. Aktualisht, qëndrimi i tij në Gjermani shihet si skenari më i mundshëm, por interesimi i Barcelonës mund të ndikojë në zhvillimet e merkatos.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033