Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Operacionalja”, duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Shkodër u arrestua 34-vjeçari Syrgen Haxhija, i kërkuar nga autoritetet italiane për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos.
Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, vepra të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Policia bëri të ditur se kontrollet dhe operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar do të vijojnë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.