Bllokohen mbi 3 130 pajisje elektronike në Tiranë, dyshime për falsifikim

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar mbi 3 130 pajisje elektronike të markave dhe llojeve të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar, pajisjet dyshohen për falsifikim ose për tregtim pa autorizimet përkatëse. Strukturat doganore kanë nisur procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e plotë të rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se mbetet e angazhuar në parandalimin e çdo shkeljeje të ligjit dhe se çdo tentativë abuzimi apo shkelje e Kodit Doganor do të trajtohet pa tolerancë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033