Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka hyrë në fuqi më 22 janar 2026, por procesi praktik mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së udhëzimeve zbatuese nga Ministria e Financave.
Ministri Petrit Malaj kishte deklaruar se udhëzimet do të ishin gati brenda mesit të shkurtit, por deri më 20 shkurt, sportelet e Kadastrës nuk kanë nisur zbatimin e procedurave.
Ekspertë të tregut imobiliar theksojnë se kjo vonesë po ndikon në rishitjen e pronave, pasi qytetarët presin aplikimin e taksës së zbutur prej 5% për të formalizuar transaksionet.
Sipas operatorëve të tregut, mungesa e ofertës së pronave të përdorura mund të ndikojë përkohësisht në strukturën e kërkesë-ofertës, duke favorizuar projektet e reja në ndërtim.
Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi arsyet e vonesës në publikimin e udhëzimeve.