U fut vullnetarisht për të gjetur Ilir Kurtin, pas orëve të gjata të tmerrit shpëtohet zhytësi 22-vjeçar që u bllokua te “Porta e Djallit” në Osum

Pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura është bërë i mundur shpëtimi i 22-vjeçarit Xhuljano Kaloti, i cili mbeti i bllokuar në ujërat e lumit Osum gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur, Ilir Kurtit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Xhuljano ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijon të jetë nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në operacionin e kërkimit të Ilir Kurtit, u angazhua një grup sportistësh amatorë të rafting.

Murat Mamurrani, i njohur në zonë si drejtues i një grupi të pacertifikuar sportistësh të rafting, iu bashkua kërkimeve duke shkelur të gjitha protokollet e sigurisë dhe me bekimin e drejtuesve të operacionit policor.

Mosrespektimi i këtyre standardeve bëri që gomonia e drejtuar nga Murat Mamurrani të përmbysej në rrjedhën e fortë të kanioneve, për shkak të prurjeve të shtuara nga reshjet, duke shkaktuar rënien e gjithë grupit në ujë.

Për pasojë, një anëtar i këtij grupi, shtetasi Xhuliano Kaloti, u mor nga rrjedha e fortë e ujit dhe mbeti i bllokuar në kanion, në vendin e njohur si “Porta e Djallit”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033