Marrje masash mbi situatën e reshjeve (20–24 shkurt 2026) !

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka përcjellë pranë institucioneve vendore parashikimin 5-ditor të hartuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak për periudhën 20–24 shkurt 2026.

Sipas parashikimeve, për shumë qarqe të vendit, reshjet e shiut pritet të jenë mesatare deri lokalisht të larta, duke nisur nga data 20 shkurt 2026. Në disa bashki, situata meteorologjike mund të sjellë problematika të përkohshme, ndaj kërkohet marrja e masave parandaluese.

Në zbatim të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektët e Qarqeve”, dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, u është kërkuar strukturave vendore dhe atyre operacionale që:

Të mbajnë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat e emergjencave civile;

Të monitorojnë në vijimësi situatën hidrometeorologjike;

Të koordinojnë veprimet me njësitë administrative dhe shërbimet e tjera të reagimit;

Të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim që mund të krijojë rrezik për komunitetin.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim, ndërsa situata do të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditëve në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033