Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pas një sherri me armë të ftohtë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë një fast-food-i, ku viktima, i identifikuar si Egli Pashollari, është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti në një lokal.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.