Haaland kryeson me 525 mijë £ në javë, ja 10 futbollistët më të paguar në Premier League

Premier League vazhdon të jetë kampionati më i pasur në botë, ku pagat javore të yjeve arrijnë shifra rekord. Në krye të listës së futbollistëve më të paguar renditet Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez i Manchester City përfiton 525,000 stërlina në javë. 25-vjeçari ka realizuar 22 gola dhe 6 asistime në 26 ndeshje këtë sezon, ndërsa mban rekordin për 100 gola në vetëm 111 ndeshje në ligën angleze.

Në vendin e dytë është Mohamed Salah me 400,000 £ në javë. Egjiptiani ka fituar 8 trofe madhorë me Liverpool dhe ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Me 350,000 £ në javë paguhen Casemiro te Manchester United dhe Virgil van Dijk te Liverpool. Mesfushori brazilian u transferua në 2022 nga Real Madrid, ndërsa kapiteni i “The Reds” është një nga shtyllat e suksesit të klubit.

Bukayo Saka dhe Bruno Fernandes përfitojnë nga 300,000 £ në javë. Saka nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Arsenal, ndërsa Fernandes udhëheq Manchester United si kapiten.

Omar Marmoush te Manchester City paguhet 295,000 £ në javë, pas transferimit nga Eintracht Frankfurt.

Alexander Isak te Liverpool dhe Kai Havertz te Arsenal përfitojnë nga 280,000 £ në javë. Isak u transferua për 125 milionë stërlina dhe ka pësuar një frakturë që e mban jashtë deri në fund të sezonit. Havertz ka shënuar 31 gola në 94 ndeshje, por është përballur me probleme dëmtimesh.

Gabriel Jesus mbyll listën me 265,000 £ në javë. Braziliani, pjesë e Arsenal që nga 2022, mbetet një element i rëndësishëm pavarësisht dëmtimeve të shpeshta.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033