Zhduket një 40-vjeçar, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të Skraparit, familja kërkon ndihmë

Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve familjare, Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për të komunikuar me të kanë rezultuar të pasuksesshme. Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese, dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë.

Mbrëmë, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033