A do të takohet me Sali Berishën? McAllister sqaron axhendën në Tiranë

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, u pyet nga gazetarja Fjorela Beleshi nëse ka rezervuar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të axhendës që po zhvillon në Shqipëri.

McAllister bëri me dije se është takuar me tre përfaqësues të Partisë Demokratike, por jo me Sali Berishën. Ai theksoi se menjëherë pas konferencës për mediat do të niset drejt Aeroportit të Rinasit.

“Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Sa i takon Berishës, nuk do takohem me të sot. Pas takimit me ju do të shkoj direkt në aeroport”, u përgjigj McAllister.

Më herët, ai u shpreh i shqetësuar për nivelin e polarizimit politik në Shqipëri, duke kërkuar dialog mes palëve dhe duke theksuar se “protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033