Ngritja e flamurit dhe mesazhe për UÇK-në – Kosova hap festimet e 18-vjetorit të Pavarësisë

Kosova çeli ceremonitë zyrtare për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e godinës qeveritare në Prishtinë.

Në ceremoni morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Në mesazhet e tyre, si Presidentja ashtu edhe Kryeministri përmendën ish-krerët e UÇK-së, për të cilët së fundmi janë dhënë pretenca nga Prokuroria Speciale.

Presidentja Osmani shprehu respekt për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt shtetësisë. Ajo vlerësoi figurën e Ibrahim Rugovës si president historik, at themeltar dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës, si dhe sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari. Në fjalën e saj përmendi mijëra dëshmorë dhe heronj të UÇK-së, duke theksuar se sakrifica e tyre ka trasuar rrugën për forcimin e shtetit dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik.

Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se kjo ditë është moment festimi, por edhe nderimi për rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033