Rama uron Kosovën me foto nga Prishtina dhe flet për “pengjet e UÇK-së” në Hagë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një fotoalbumi nga vizita e tij në Prishtinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, ai shprehu urimet për Kosovën, duke theksuar njëkohësisht keqardhjen që nuk do të jetë i pranishëm në manifestimin popullor në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së.

Në mesazhin e tij, Rama i cilësoi ata “pengje” në “ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033