Pas rezultateve të dobëta në PISA, do të përditësohen 171 tekste; reforma nis zbatimin në vitin 2026.

Rezultatet e nxënësve shqiptarë në testimet ndërkombëtare PISA dhe TIMSS kanë nxitur një reformë të thellë në arsimin parauniversitar, që do të përfshijë rishkrimin e kurrikulës dhe përditësimin e 171 teksteve shkollore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, deklaroi në Komisionin e Edukimit se ndërhyrja synon ndërtimin e një kurrikule moderne, të krahasueshme me standardet europiane dhe të përshtatur me kërkesat e tregut të punës.

Nga shtatori 2026 do të zbatohen programet e reja për klasat 1, 6 dhe 10. Katër libra do të jenë plotësisht të rinj, ndërsa 171 tekste – 140 fizike dhe 31 digjitale – do të përditësohen deri në 20%.

Reforma do të vijojë me të njëjtën skemë në vitet pasuese, duke përfshirë gradualisht të gjitha klasat deri në vitin 2029.

Procesi ka përfshirë rreth 200 ekspertë të arsimit, ndërsa opozita kërkoi transparencë më të madhe mbi mënyrën e rishikimit dhe përmbajtjen e teksteve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033