Mori 700 euro për leje burgu, GJKKO dënon me 3 vite ish-zyrtarin në Lushnjë, dënimi i konvertohet në shërbim prove

Ish-shefi i regjimit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnjë është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u akuzua për marrje 700 eurosh në këmbim të një lejeje 5-ditore për një të burgosur.

Çështja doli në dritë pas publikimit të pamjeve filmike ku ai shfaqej duke marrë shumën e parave. Gjatë fazës së hetimit, ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Megjithatë, në vendimin përfundimtar, gjykata konvertoi dënimin me burg në shërbim prove, në përputhje me parashikimet ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033