Rreth 100 drejtues mjetesh dhe përfaqësues kompanish transporti janë mbledhur në Vlorë, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë për zhvendosjen e stacionit interurban.
Përfaqësuesit e tyre shprehen se në vendndodhjen e re mungojnë kushtet minimale për ushtrimin e aktivitetit. Sipas tyre, nuk ka tualete, ambiente shërbimi dhe infrastrukturë bazë për pasagjerët.
“Nuk kemi as kushtet minimale për të punuar. Në vendndodhjen e re mungojnë tualetet, ambientet e shërbimit dhe çdo infrastrukturë bazë për pasagjerët. Kërkojmë një zgjidhje të menjëhershme nga Bashkia Vlorë, sepse në këto kushte është e pamundur të ofrojmë shërbim normal dhe dinjitoz”, u shprehën përfaqësuesit e transportuesve.
Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Vlorë të rishikojë vendimin për zhvendosjen e stacionit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve.