Një shtetase 86-vjeçe, e raportuar një ditë më parë si e larguar nga banesa, është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj, në Lushnjë.
Sipas njoftimit zyrtar, e moshuara me inicialet Dh. M. është gjetur nga familjarët. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.