Asambleja e FSHF-së zgjedh 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, Dervishaj dhe Kuriu tërhiqen nga gara

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, krahas rizgjedhjes së Armand Dukës për një mandat të shtatë në krye të institucionit, votoi edhe për përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv me mandat katërvjeçar.

Në përfundim të procesit të votimit, u zgjodhën dhjetë anëtarët e rinj të këtij organi drejtues. Nga gara u tërhoqën Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj, të cilët prej vitesh kanë qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Në mandatin e fundit, Dervishaj ka ushtruar edhe detyrën e zëvendëspresidentit të FSHF-së.

Sipas rezultateve të votimit, anëtarët e zgjedhur janë:
Anila Basha me 47 vota pro, Edmond Hasanbelli me 44 vota, Lufti Nuri me 43 vota, Armando Cungu me 43 vota, Erind Resuli me 42 vota, Geri Çipi me 41 vota, Blendi Fevziu me 40 vota, Envi Hicka me 38 vota, Pano Xhixho me 33 vota dhe Gjergji Petro me 27 vota.

Mandati i anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv do të zgjasë katër vite.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033