Banorët e fshatit Cërragë prej vitesh i kërkojnë ndërhyrje institucionit të Bashkia Belësh dhe Njësisë Administrative Fierzë për rikonstruksionin e një rruge lidhëse me gjatësi rreth 600 metra.
Sipas banorëve, rruga që kalon përmes një lagjeje të fshatit, gjatë verës mbulohet nga pluhuri dhe gropat, ndërsa në sezonin e dimrit bëhet pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës dhe ujërave që grumbullohen në gropa. Kjo situatë ka krijuar vështirësi të vazhdueshme për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Banorët shprehen se gjatë fushatave elektorale kanë marrë premtime të vazhdueshme nga përfaqësues vendorë, përfshirë edhe kryebashkiakun e Belëshit , Arif Tafani, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë investim konkret për këtë segment rrugor.
Kjo rrugë lidh jo vetëm fshatin Cërragë me qendrën e Bashkisë Belësh, por shërben edhe si aks lidhës me zonat përreth dhe me territorin e Bashkia Lushnjë. Në anën që i përket Bashkisë Lushnjë, segmenti rezulton i asfaltuar, ndërsa pjesa në territorin e Bashkisë Belësh mbetet problematike.
Banorët kërkojnë që institucionet vendore dhe politika t’i kthejnë sytë nga kjo zonë, duke investuar në infrastrukturë dhe duke i dhënë fund një shqetësimi të kahershëm që prek përditshmërinë e tyre.
N&Gh