Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, ish-demokrati ndërmerr veprimin e radhës

Dash Sula

“Ndoshta është e pamundur dhe e paimagjinueshme që një demokrat prej 20 vitesh në politikë në një llogore tjetër, por diferenca qëndron në një moment që është thelbësor dhe nuk kam turp ta them.

Aty ku unë kam kontribuar dhe kam dhënë për 20 vite dhe kam fituar gara gjithmonë personale dhe garën e fundit që del i pari dhe të hedh në rrugë, te qeveria jote mora kurajon, guximin, konkurrova, dola i pari dhe vlerësohem”, kështu deklaroi mesditën e së premtes ish-deputeti demokrat dhe tanimë Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, teksa qëndronte krah kryeministrit Edi Rama.

Pas emërimit në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Sula duket se ka vendosur të “divorcohet”, në kuptimin e plotë të fjalës, nga e djathta shqiptare. Në një kohë kur pesha dhe domethënia e rrjeteve sociale është e padiskutueshme, ai ka ndërmarrë një hap simbolik, por domethënës: zhdukjen e çdo “gjurme” që e lidhte me të kaluarën e tij politike si pjesë e bluve.

Nga profilet e tij në rrjetet sociale janë fshirë fotot ku ai bënte thirrje për votë nën siglën blu, deklaratat dhe qëndrimet e mëparshme, si dhe kritikat që kishte adresuar ndaj mazhorancës, pjesë e së cilës tashmë është edhe vetë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033