Operacioni i imigracionit në Minesota përfundon, agjentët federalë largohen: Tom Homan e konsideron të suksesshëm

Autoritetet federale amerikane kanë njoftuar përfundimin e operacionit të zbatimit të ligjit të imigracionit në shtetin e Minesotës, i quajtur “Operation Metro Surge”, ndërsa efektivët e anti-imigracionit po largohen nga zona. Vendimi është bërë i ditur nga i dërguari i presidentit Donald Trump për çështjet e kufirit, Tom Homan, i cili tha se presidenti miratoi kërkesën e tij për të përfunduar këtë operacion.

Homan u shpreh se do të qëndrojë në Minesota edhe për pak kohë për të mbikëqyrur tërheqjen dhe për të siguruar që procesi të zhvillohet siç duhet. Ai deklaroi se Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka pasur gjithmonë një prani në shtet dhe se kjo do të vazhdojë edhe pas përfundimit të operacionit kryesor.

Sipas tij, zyrtarët kanë arritur të “ulin ndjeshëm numrin e objektivave” për zbatimin e ligjit të imigracionit dhe operacioni është një “sukses i madh”. Ai tha se gjatë kohës së operacionit janë arrestuar më shumë se 4,000 emigrantë pa dokumente.

Operacioni “Metro Surge” ishte një përpjekje gjithëpërfshirëse e zbatimit të ligjit për imigracionin në zonën e Minneapolis–Saint Paul dhe në pjesë të tjera të Minesotës, që kishte nisur në fund të vitit 2025 me një rritje të numrit të agjentëve federalë në terren. Shpesh herë ai ka nxitur debate dhe reagime të fuqishme nga autoritetet lokale dhe qytetarët.

Në nivelet më të larta të aktivitetit të tij, operacioni çoi në arrestime masive dhe u shoqërua me protesta të mëdha, përfshirë reagime të guvernatorit të shtetit dhe kryebashkiakut të Minneapolisit. Autoritetet lokale dhe pjesë e komunitetit kundërshtuan taktikat dhe përqendrimin e agjentëve federalë në komunitete të ndryshme, duke argumentuar se masat kishin pasoja jo vetëm për emigrantët pa dokumente, por edhe për qytetarë dhe rezidentë të zonës.

Vendimi për të përfunduar operacionin vjen pas një periudhe të tensionuar brenda Minesotës, ku zbatimi i agresiv i ligjit të imigracionit kishte krijuar debate të ashpra politike dhe reaksione të fuqishme publike. Autoritete federale e konsiderojnë operacionin si të suksesshëm për arritjet në zbatimin e ligjit, ndërsa zyrtarët lokalë vazhdojnë të kërkojnë garanci për sigurinë dhe të drejtat e komuniteteve që ishin prekur nga ky operacion.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033