Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas largimit nga detyra si Prefekt i Tiranës.

Deri para pak ditësh, Qendro ushtronte funksionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, detyrë nga e cila u zëvendësua nga Shkëlqim Hajdari.

Më herët, Afrim Qendro ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Autoritetit Shtetëror të Rrugëve (ARRSH).

Emërimi i tij në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shënon një rikthim në një funksion drejtues në administratën shtetërore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033