Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armen të Selenicës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje të rënda ekonomike për pronarin.
Stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur 22 lopë dhe viça.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, e cila ka përfshirë fillimisht ambientin e brendshëm të stallës dhe më pas është përhapur me shpejtësi.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar shkakun përfundimtar të zjarrit.