Tension në Kuvend, Balla-Berishës: I ke shërbyer Serbisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike që të distancohet nga aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së fundit, duke theksuar se çdo forcë politike mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e tubimeve që organizon.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se personat e përfshirë në përplasjet me policinë janë “të dyshuar të nxitur dhe të paguar për të provokuar dhunë”, ndërsa kërkoi që Kuvendi të shprehet urgjentisht në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Punonjësit e policisë kanë derdhur gjak dhe kanë vënë jetën në rrezik”, u shpreh ai.

Në vijim, Balla propozoi edhe hartimin e një deklarate të Kuvendit për të kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca u shoqërua me tensione verbale mes shumicës dhe opozitës, ndërsa në fund të fjalës së tij, Balla iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës me akuza të forta politike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033