Sergej Hasanpapaj është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, ku akuzohet për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë.
32-vjeçari, i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas njoftimit zyrtar, Hasanpapaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, përmes bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve në Bruksel.
Hasanpapaj ishte arrestuar në Belgjikë po në vitin 2022. Ai njihet si person me lidhje me familjen Çapja dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan.
Procedurat ndaj tij do të vijojnë në Gjykatën e Posaçme.