Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës së Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Kuçovë, Klodiana Misto, u mbajt në hapje të ekspozitës së organizuar në sallën e Bibliotekës së qytetit “Borgo Ciano”, me temën “Kuçova, një histori për t’u kujtuar”.
Në fjalën e saj, Misto vlerësoi rëndësinë e kësaj ekspozite si një rikthim në kujtesën historike të qytetit, duke theksuar se Kuçova mbart një trashëgimi të pasur industriale dhe shoqërore, që meriton të ruhet dhe të përcillet tek brezat e rinj.
Ajo u shpreh se aktivitete të tilla forcojnë identitetin kulturor të qytetit dhe shërbejnë si ura lidhëse mes së shkuarës dhe së ardhmes.