“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Jagland humb imunitetin pas zbardhjes së dosjes Epstein

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës ka vendosur t’i heqë imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese të autoriteteve norvegjeze që kërkojnë vijimin e hetimeve ndaj tij për akuza të rënda korrupsioni.

Vendimi vjen në vijim të zbulimeve mediatike të publikuara në nëntor 2025, të lidhura me dokumentet amerikane në çështjen penale kundër financierit Jeffrey Epstein.

Autoritetet norvegjeze kanë nisur hetim për të verifikuar nëse Jagland ka marrë dhurata apo favore në lidhje me pozicionet e tij publike dhe kontaktet me Epstein.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i Këshillit të Europës, Alain Berset, deklaroi se pas publikimeve janë ndërmarrë masa për të mbrojtur integritetin institucional, përfshirë nisjen e një hetimi administrativ të brendshëm.

Emri i Jagland përmendet disa herë në dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane. Në një email të vitit 2012 drejtuar Epstein, ai shkruante: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme”, frazë që ka tërhequr vëmendje të veçantë në raportimet mediatike.

Jagland ka mbajtur poste të larta ndërkombëtare, përfshirë atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës (2009–2019) dhe kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit (2009–2015).

Heqja e imunitetit nuk përbën shpallje fajësie, por i hap rrugë vijimit të procedurave hetimore nga autoritetet norvegjeze.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033