Në kuadër të 90-vjetorit të Grevës së naftëtarëve të Kuçovës, e zhvilluar më 11 shkurt 1936, në qytetin e naftëtarëve u organizua një aktivitet përkujtimor në nderim të kësaj ngjarjeje historike.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit vendor, historianë, familjarë të naftëtarëve dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, vlerësoi grevën e vitit 1936 si një akt të guximshëm të punëtorëve kuçovarë, të cilët u ngritën në protestë kundër padrejtësive dhe kushteve të vështira të punës të vendosura nga shoqëria italiane që administronte naftën në ato vite.
Kryebashkiaku theksoi se ajo grevë përbën një nga momentet më të rëndësishme të historisë sociale të qytetit dhe një dëshmi të fortë të shpirtit të qëndresës dhe solidaritetit të naftëtarëve. Sipas tij, sot, 90 vite më pas, historia flet qartë për sakrificat dhe përpjekjet e atyre burrave që kërkuan dinjitet dhe të drejta themelore.
Ai u shpreh se Bashkia Kuçovë do të vijojë të ruajë dhe promovojë këtë trashëgimi historike, si pjesë të identitetit dhe krenarisë së qytetit të naftëtarëve