Gjendet në liqenin e Ulzës trupi i Jurgen Karajt pas një muaji kërkimesh

Pas gati një muaji kërkimesh, trupi i të riut Jurgen Karaj është gjetur këtë të shtunë në liqenin e Ulzës.

30-vjeçari nga fshati Fullqet, në Klos, humbi jetën më 10 janar, pasi automjeti ku ai udhëtonte si pasagjer përfundoi në lumin Mat. Shoferi i mjetit, Andi Losha, i cili rezultoi nën efektin e alkoolit, u arrestua pas ngjarjes.

Që prej ditës së aksidentit, kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë zhvilluar pa ndërprerje. Çdo ditë në terren kanë qenë të angazhuara dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të të ndjerit, si dhe struktura të tjera mbështetëse.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë edhe ekipe nga Kosova, të cilat kanë asistuar me mjete dhe pajisje speciale për lokalizimin e trupit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033