Rama në eventin e rinisë: kontratat e punës bazohen te merita, por procesi ka edhe subjektivitet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ku u prezantuan rezultatet në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë uroi suksese të rinjtë që fituan mundësinë për të pasur një kontratë pune, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tyre në administratën publike.

Ai iu drejtua gjithashtu edhe studentëve që nuk u përzgjodhën, duke i ftuar të mos ligështohen dhe të mos e interpretojnë rezultatin si mungesë aftësish. Sipas Ramës, procesi bazohet te merita, por si çdo proces vlerësimi, edhe ky nuk është i përsosur.

Kryeministri theksoi se vlerësimi i meritës realizohet nga njerëz dhe për këtë arsye përmban edhe element subjektiviteti. Ai shtoi se ata që nuk e kanë fituar këtë mundësi nuk duhet të ndihen të përjashtuar apo më pak të zotë, por thjesht në një moment të caktuar nuk kanë qenë dukshëm më të mirë se kandidatët e tjerë që u përzgjodhën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033