Berishës iu ndërpre fjala në KiE, Balla: “Bufi është mësuar të zbrazë përroin psiqik për minuta pafund”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndërprerjes së fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një seance në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Balla ka publikuar një video nga seanca, ku drejtuesja i fik mikrofonin Berishës ndërsa ai po fliste, duke akuzuar se Shqipëria është kthyer në një “narkoshtet”.

Në postimin e tij, Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë të flasë pa kufizim kohe, ndërsa në Këshillin e Evropës rregullat janë strikte dhe koha e fjalës është e kufizuar.

“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1–2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës,” shkruan Balla.

Ai shton se këto rregulla duhet të zbatohen edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

“Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta,” vijon postimi.

Në reagimin e tij, Balla përmend gjithashtu faktin se, sipas tij, Berisha ka shkuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke zënë vendin e deputetes Albana Vokshi.

“Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi,” shkruan Balla.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033