Dosjet dhe baza materiale e Kadastrës së Vlorës transportohen në Tiranë

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme ka nisur transportimi i bazës materiale dhe i dosjeve të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Materialet po ngarkohen në një kamion dhe po shoqërohen nga forcat e policisë. Dosjet do të dërgohen në Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Transportimi po kryhet nën masa sigurie dhe deri tani nuk raportohet për incidente.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033