Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Sarandë, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në lagjen “Baba Rexhep”.
Në përplasjen, e cila dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, janë përdorur shkopinj dhe mjete prerëse. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të dëmtuar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar shtetasit M. H., 24 vjeç, dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa po punon për kapjen e shtetasit F. Gj., i shpallur në kërkim.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.