Sonte përfundon faza e ligës në Europa League, 18 ndeshje luhen në orën 21:00

Europa League mbyll sonte fazën e ligës me zhvillimin e 18 ndeshjeve të raundit të tetë dhe të fundit, të gjitha të programuara në orën 21:00.

Lyon dhe Aston Villa janë dy skuadrat e vetme që kanë siguruar deri tani kualifikimin direkt për në fazën e 1/8-ave. Rangers, Sturm Graz, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv janë matematikisht të eliminuara.

Në përfundim të ndeshjeve të sotme do të përcaktohen tetë skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 1/8-ave, 16 ekipet që do të luajnë në “play-off” dhe 12 skuadrat që do të eliminohen nga kompeticioni.

Programi i mbrëmjes përfshin përballje si Betis – Feyenoord, Panathinaikos – Roma, Midtjylland – Dinamo Zagreb dhe Lyon – PAOK Selanik. Të gjitha takimet e raundit të fundit luhen njëkohësisht.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033