Dy persona të plagosur me thikë pas një konflikti në Sarandë, njëri dërgohet në Tiranë

Dy persona janë plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj dhe dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Si pasojë, të dy personat kanë mbetur të plagosur.

Arnest Gjoncaj, 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Policia e Sarandës po kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033