Projektligji amerikan për Luginën e Preshevës, Ministria e Jashtme e cilëson hap të rëndësishëm në trajtimin ndërkombëtar të çështjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, i cili parashikon raportim nga Departamenti i Shtetit mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sipas Ministrisë, ky zhvillim përbën një njohje institucionale të problematikave me të cilat përballen shqiptarët në këtë zonë, duke vënë theks të posaçëm te çështja e pasivizimit. Vlerësimi zyrtar e konsideron projektligjin si një hap domethënës drejt trajtimit serioz të këtyre çështjeve në nivel ndërkombëtar.

Në reagimin e saj, Ministria shpreh mirënjohje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e cilëson nismën e Kongresit si një sinjal mbështetës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si edhe si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se do të vijojë angazhimin për ndjekjen dhe monitorimin e situatës së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për adresimin e këtyre problematikave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033