Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal dhe paketën e ligjeve për drejtësinë

Në orët e para të së mërkurës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, si dhe një sërë projektligjesh të tjera të rëndësishme që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe fusha të ndryshme të qeverisjes. Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro nga mazhoranca.

Gjatë prezantimit të paketës, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, theksoi se ndryshimet janë pjesë e procesit të integrimit europian dhe synojnë përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Dy nga ndryshimet kryesore në Kodin Penal janë ashpërsimi i sanksioneve për parkimin në rresht të dytë dhe dekriminalizimi i veprës penale të shpifjes për gazetarët, duke parashikuar imunitet nga ndjekja penale vetëm për këtë kategori.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe projektligjin për organet e qeverisjes në drejtësi. Me votat e mazhorancës u miratua edhe ligji për komisionet hetimore dhe ai për mediat audiovizive.

Gjatë seancës plenare u miratuan edhe disa akte të tjera ligjore, përfshirë ndryshime në ligjin e buxhetit, bashkëpunimin strategjik, pronësinë intelektuale, tregtinë e paligjshme të duhanit, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje, lobimin, si dhe importin dhe eksportin e armëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033