Largohet nga detyra drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici

Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Euronews Albania.

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në 31 korrik të 2024. Në vend të Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi.

Dallëndyshe Bici ka ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 znj.Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetrore të Kadastrës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033