Aksident i rëndë në Gramsh, kamioni ku udhëtonin tre persona bie në humnerë, dy viktima dhe një e plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin Kabash–Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasi një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Në mjet udhëtonin drejtuesi i kamionit, një mësuese dhe një infermiere.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe mësuesja kanë humbur jetën në vend, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033