Zjarr në një banesë në Selenicë, 85-vjeçari humb jetën nga asfiksia

Një 85-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në banesën e tij, pas një zjarri të rënë në fshatin Lapardha, në bashkinë Selenicë.

Sipas informacionit zyrtar, i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët rreth orës 02:50. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Policia bën me dije se zjarri që ka rënë në banesë dyshohet të ketë qenë aksidental. Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033