Vizitë simbolike në Jerusalem, Rama lutet për paqe në Murin e Lotëve

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka vizituar Murin e Lotëve në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta të besimit hebraik, ku besimtarët luten për paqen në Tokën e Shenjtë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama ka lënë edhe një shënim pranë murit, ku ka përcjellë një mesazh lutjeje dhe paqeje për qytetin. Në mesazhin e tij, Rama shkruan: “Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes”.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Rama është parë duke vendosur shënimin në Murin e Lotëve, ndërsa mbante në kokë kipah, kapele tradicionale që përdoret si shenjë respekti dhe përulësie ndaj Zotit.

Vizita në Murin e Lotëve është pjesë e agjendës zyrtare të Kryeministrit Rama gjatë qëndrimit të tij në Jerusalem.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033