Plagosje me thikë në lagjen Pavarësia, Vlorë – autori në pranga…

Mbreme, më datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Zeqo (27.02.1978), lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Ilir Suloti (08.09.1981), lindur dhe banues në Vlorë.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autori i ngjarjes është kapur nga shërbimet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033