Një 45-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet gjatë natës, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e mjetit.
Sipas Policisë, pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan veprimet për identifikimin e autorit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë operacionit, Policia bëri të mundur edhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e procedurave ligjore, nën akuzën e veprës penale “Vjedhja”.