Spiropali takohet me presidentin Erdoğan në Stamboll, theksohet bashkëpunimi strategjik Shqipëri–Turqi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar në Stamboll me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e Jashtëm të rajonit.

Gjatë takimit, Spiropali i shprehu Presidentit Erdoğan mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, ky kontribut reflekton përgjegjësi rajonale dhe një vizion afatgjatë për stabilitetin e rajonit.

Ministrja vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.

Sipas Spiropalit, sot kjo marrëdhënie shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta kontribuojnë në forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033