Ervin Salianji i bashkohet protestës së 24 janarit

Protestës kombëtare të zhvilluar më 24 janar, e thirrur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe Ervin Salianji.

Salianji është shfaqur në protestë i shoqëruar nga disa anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, mes tyre Orest Berberi, Arbër Kola dhe Valbona Mëhilli. Në mesin e pjesëmarrësve është vënë re edhe prania e Ilir Vrenozit nga Korça.

Ervin Salianji ka zhvilluar herë pas here takime me demokratët, ku ka shprehur kritika ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033