Protesta e PD-së para Kryeministrisë, Blushi: Sot zgjedhja është dinjitet dhe jo skllavëri

Nga protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar përpara Kryeministrisë, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Blushi vlerësoi guximin e pjesëmarrësve në protestë dhe theksoi se, sipas tij, përballë shqiptarëve qëndron një zgjedhje e qartë mes dinjitetit dhe skllavërisë.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund. Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur ndajmë mendjen të mos pranojmë vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje”, deklaroi Blushi.

Ai akuzoi qeverinë për kapje të shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të mos pranojnë situatën aktuale.

“Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje, ja liri, ky është misioni ynë”, u shpreh Blushi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033