Luçiano Boçi nga protesta e PD-së: Rrëzimi i qeverisë është detyrë ndaj qytetarëve

Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike ka nisur përpara Kryeministrisë, ku fjalën e parë në podium e mbajti nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi.

Në deklaratën e tij, Boçi theksoi se protesta nuk ka karakter simbolik apo formal, por synon rrëzimin e qeverisë, duke e cilësuar këtë si një detyrë politike dhe qytetare.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik. Ne jemi këtu sepse na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare. Ne jemi thirrur nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund,” deklaroi Boçi para protestuesve.

Ai akuzoi kryeministrin për kapje të shtetit dhe izolim të pushtetit nga qytetarët.

“Kjo ndërtesë nuk është Kryeministria e shtetit. Pas atyre blindave nuk është pushteti, por frika e pushtetit. Ne duhet ta shembim këtë qeveri,” tha Boçi, duke shtuar se Shqipëria, sipas tij, nuk mund të vazhdojë të drejtohet në këtë mënyrë.

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, protesta përpara Kryeministrisë përfaqëson një detyrim ndaj historisë dhe ndaj qytetarëve shqiptarë, ndërsa opozita, siç u shpreh ai, do ta çojë këtë betejë deri në fund.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033